HomeKryesoreEMRAT/PS cakton drejtuesit në qarqe, dy për kryeqytetin, 4 drejtues të mëparshëm...

EMRAT/PS cakton drejtuesit në qarqe, dy për kryeqytetin, 4 drejtues të mëparshëm qarqesh nuk lëvizin! Ja personat kyç për njësitë në Tiranë

Advertismentspot_img

Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, 21 mars, e zhvilluar në Gjirin e Lalzit.

Gjatë mbledhjes janë komunikuar ndryshimet për drejtuesit politikë në disa qarqe të vendit.

Në Tiranë do të ‘udhëheqin’ Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla, ndërsa në Durrës është emëruar Blendi Klosi.

Në Lezhë drejtimin do ta marrë Ermal Nufi, ndërsa në Dibër është caktuar Ulsi Manja.

Për Shkodrën është caktuar Enea Karakaçi, ndërsa në Kukës Erion Malaj.

Ndërkohë, në qarqet Gjirokastër, Berat, Korçë dhe Fier nuk ka ndryshime në drejtimin politik.https://www.youtube.com/embed/Mbbr6fQE22E?si=2mohOJlrVRTwO7or

Edhe pse Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u pyet nga gazetarët se kush e merr drejtimin për diasporën tani që Balla do zhvendoset në Tiranë, ai nuk dha një emër.  

Bëhet me dije po ashtu se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të tjera për forcimin e organizimit në terren, duke kërkuar ngritjen e këshillave të partisë në çdo bashki dhe një angazhim më të madh, veçanërisht në Tiranë.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për të luftuar nepotizmin dhe për të pastruar administratën publike.

Shpërndarja e drejtuesve politikë

Ndërkohë, janë caktuar edhe personat kyç për njësitë në Tiranë, si më poshtë:

Eduart Shalsi (ikën nga Kukësi, zhvendoset në njësinë 11 ose 12 në Tiranë)

Elisa Spiropali zhvendoset nga Kavaja në një prej njësive në Tiranë

Lindita Nikolla në njësinë 1

Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3

Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4

Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5

Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6

Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7

Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8

Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9

Besfort Lamallari në njësinë 10

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular