HomeAktualitetProtesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave!...

Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen

Advertismentspot_img

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit publik gjatë tubimit të thirrur nga Partia Demokratike, që do të zhvillohet sot, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, bëhet me dije se do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse kryesore të qytetit, si te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, do të bllokohet për automjetet që nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit.

Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 deri në mbyllje të protestës.

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimeve të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera dhe ka parashikuar rrugë alternative për devijimin e automjeteve.

Njoftimi i policisë

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:

-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular