HomeAktualitet"Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë"/Carlo Bollino...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”/Carlo Bollino pushon nga puna në mesnatë Ilir Babaramon!

Advertismentspot_img

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, Ilir Babaramo është larguar nga ekrani i televizionit të drejtuar nga Carlo Bollino, pasi siç thotë, mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar dhe i ka njoftuar gojarisht shkarkimin.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.

Sipas tij, shkak për këtë shkarkim në mesnatë janë bërë kritikat e tij për qeverinë socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, të cilat siç pohon ai, nuk i kanë pëlqyer pronarit Carlo Bollino.

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”, tregon më tej Ilir Babaramo.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “5 Pyetje nga Babaramo” falenderon ndjekësit dhe mbështetësit e tij, ndërsa nuk është e qartë nëse do të ndërmarrë ndonjë iniciativë ndaj televizionit, sepse thekson se kontrata është ndërprerë në mënyrë të njëanshme.

“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme” shprehet gazetari Ilir Babaramo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular