HomeAktualitet“Ndalo, ndalo… Truck 1, ndalo!”- Përplasja tragjike e avionit në LaGuardia, zbardhet...

“Ndalo, ndalo… Truck 1, ndalo!”- Përplasja tragjike e avionit në LaGuardia, zbardhet biseda e kontrollorëve pas aksidentit: Bëre më të mirën!

Advertismentspot_img

Një regjistrim audio nga komunikimet e kontrollorëve të trafikut ajror duket se ka kapur momentet që pasuan përplasjen e një avioni të Air Canada Express me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit LaGuardia Airport në New York City, mbrëmjen e së dielës.

Sipas Newsweek, në audio, që thuhet se është regjistruar nga platforma LiveATC.net pak minuta pas incidentit, dëgjohet një kontrollor të thotë: “Kjo nuk ishte mirë”. Një tjetër i përgjigjet: “Po, e di, isha këtu, u përpoqa të kontaktoja… kishim një emergjencë më herët, e bëra rrëmujë”.

Më pas dëgjohet përgjigjja: “Jo, bëre më të mirën që mundeshe”, duke pasqyruar tensionin që mbizotëronte pas ngjarjes. Më herët në të njëjtin audio, një mjet i identifikuar si “Truck 1” kërkon leje për të kaluar pistën. Pak sekonda pasi merr autorizimin, një kontrollor dëgjohet duke i bërë thirrje të përsëritur të ndalojë.

“Ndalo, ndalo, ndalo… Truck 1, ndalo!”, dëgjohet të thotë ai, pak sekonda para përplasjes.

Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën pas përplasjes së avionit të tyre me mjetin zjarrfikës, mbrëmjen e së dielës, raportojnë mediat amerikane.

Sipas ABC, 13 persona janë shtruar në spital, 11 pasagjerë dhe 2 persona që ndodheshin në mjetin zjarrfikës. Aeroporti u mbyll deri në një njoftim të dytë pas aksidentit.

NBC News raporton se mjeti zjarrfikës drejtohej nga policë. Dy prej tyre janë shtruar në spital me fraktura, por ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Avioni tip CRJ-900 i Air Canada Express, i operuar nga Jazz Aviation (partnere e kompanisë), transportonte 72 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi dhe ishte nisur nga Montreal, sipas një liste paraprake pasagjerësh që ende nuk është konfirmuar. Jazz Aviation është në pronësi të Chorus Aviation.

Sipas Flightradar24, avioni u përplas me mjetin me një shpejtësi prej 39 km/h, bazuar në të dhënat e regjistruara deri në orën 23:37.

Federal Aviation Administration (FAA) njoftoi se aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00. Në faqen e aeroportit rezulton se fluturimet po devijohen drejt aeroporteve të tjera ose po kthehen në pikënisje.

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit bëri të ditur se mjeti zjarrfikës ishte në rrugë për një emergjencë kur u përplas me avionin në pistën 4 të aeroportit.

Sipas sistemit të emergjencës së New York City, priten anulime fluturimesh dhe vonesa në qarkullim në zonën përreth aeroportit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular