HomeAktualitetEMRAT/Vret partnerin në Podujevë, plagos edhe një tjetër, 30 vjeçarja tenton t’i...

EMRAT/Vret partnerin në Podujevë, plagos edhe një tjetër, 30 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Advertismentspot_img

Dyshohet se qëlloi mbi partnerin dhe plagosi gruan e xhaxhait, ndërsa tentoi t’i jepte fund jetës

Ngjarja e rëndë ndodhi në Majac, Podujevë, ku sipas informacioneve të para e dyshuara është një grua.

Sipas mediave në Kosovë, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe.
Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur.
Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Policia dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular