Pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, çmimet e naftë kanë pësuar një rënie me 13%.
Sipas gazetarit të ekonomisë në Sky Neës Ed Conway, reagimi i tregjeve ka qenë i menjëhershëm dhe i pazakontë. Ai e përshkroi situatën si një “goditje ekonomike të menjëhershme” duke theksuar se lëvizjet në tregje kanë qenë jashtëzakonisht të shpejta.
“Rënia e çmimit të naftës është jashtëzakonisht e shpejtë. Papritur, tregjet kanë reaguar në një mënyrë krejt tjetër, një shkëndijë shprese. Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa edhe yield-et e obligacioneve shtetërore britanike kanë pësuar rënie”, u shpreh Conway.
Megjithatë, ai nënvizoi se mbeten shumë pikëpyetje të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me sigurinë e kalimit në Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet kryesore të tregtisë globale të energjisë.
“Kjo pjesë e botës është thelbësore për prodhimin e energjisë, të plehrave kimike, por edhe të elementeve më pak të njohura si heliumi, që janë jetike për shëndetësinë dhe teknologjinë,” shtoi ai.







