HomeSocialePas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi...

Pas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi në Itali: Një njeri nga fshati…

Advertismentspot_img

Edhe pse ndjehej e sigurt në jetimoren në Greqi, për nënën e saj Anile vendosi të rikthehej përsëri në Shqipëri. Por, saga e vuajtjeve për të nuk kishte të ndalur. Më t’u rikthyer ajo tregon vazhdoi dhe abuzimi nga kushëriri i nënës të saj.

Në vendlindjen e saj, Anile nuk ndjehej më e sigurt! Prandaj vendosi të shkonte në Itali, mendoi se një fshati i saj po e ndihmonte, por në fakt nuk ishte kështu, pas atij gjesti mirësie fshihej diçka shumë më e errët.

Ajo tregon se iku drejt Italisë me gomone, në të kishte dhe shumë vajza shqiptare të cilat ishin gënjyer…

Ardit GjebreaDhe u ktheve sërish në Shqipëri?

AnilePo. Dhe aty…

Ardit Gjebrea: Kur ishe 13-14 vjeçe?

AnilePo 13 vjeçe e gjysme, 14 vjeçe.

Ardit GjebreaDhe çfarë ndodhi?

AnileDhe aty, hapu dhe! M’u mblodhët të gjitha frikërat. Nuk ndjehesha e sigurt në shtëpinë time.

Ardit GjebreaSepse ndërkohë ishe vajzë më e rritur.

AnileIsha më e rritur, por ai vend për mua nuk ishte i sigurt. Nuk ndjehesha e sigurt në familje sepse kisha frikë se më ndodhte e njëjta gjë si radhën e shkuar me kushëririn e mamasë. Nga ana tjetër kisha frikë edhe nga ai që pata denoncuar sepse ishte nga Shqipëria ky njeri, ishte nga këtu. Nuk e di qytetin. Kisha frikë se do më kërkonte për të më bërë keq.

Ardit GjebreaPastaj, si ndodhi që shkuat në Itali?

AnileNë Itali shkova për të mos ndenjur më aty. Gjithmonë për të mos ndenjur më aty dhe në Itali…

Ardit GjebreaKush të ndihmoi? Sepse ishe ende minorene.https://www.youtube.com/embed/rZZ8UhwLQpM

AnileBesoja se bëhej fjalë për ndihmë, por në të vërtetë nuk ishte e tillë.

Ardit GjebreaJo, mos më thuaj! Kujt iu drejtove për ndihmë për të shkuar në Itali?

AnileDikujt aty nga fshati.

Ardit GjebreaTë cilin e njihnit?

AnilePo.

Ardit GjebreaI cili nuk ishte njeri i mirë.

AnileJo.

Ardit GjebreaNga aq sa kuptova.

AnileJo sepse, sido që të rrotullohen gjërat, njerëzit duan prapë të të lëndojnë.

Ardit Gjebrea: Dhe kthesh prapë aty ku u nise.

AnileU ktheva po aty, por më edhe më kanë ndihmuar.

Ardit GjebreaKush të ka ndihmuar?

AnileMë ndihmoi Guardia di Finanza.

Ardit GjebreaDhe shkove në Itali me anije, me…?

Anile: Me gomone.

Ardit GjebreaMe gomone.

AnilePo, si shumë vajza të tjera nga Shqipëria të cilat shkojnë për arsye të tjera. Pastaj mashtrohen se gjërat nuk janë ashtu si duken.

Ardit Gjebrea: Pra atyre u thuhen gënjeshtra?

AnilePo.

Më tej Anile tregon se si gjeti forcën dhe guximin për t’i bërë ballë frikës. Nga tmerri që kaloi në Milano dhe sporvat në Leçe, ku qëndroi në një kolegj mes murgeshash, Anile tregon se si ndërtoi jetën e saj dhe familjen e saj…

Ardit Gjebrea: Ku shkove? Në cilin qytet?

AnileNë Milano.

Ardit GjebreaNë Milano? Çfarë ndodhi aty? Nëse mund të na e thuash.

AnileNë fakt do të doja të mos flisja për këtë gjë sepse më dhemb shumë.

Ardit Gjebrea: Mirë. E lëmë këtë.

Anile: Për një farë periudhe më ndihmoi Guardia di Finanza.

Ardit Gjebrea: Po.

AnilePastaj kam qenë në Kolegjin Monterone, në Leçe.

Ardit Gjebrea: Dhe të çuan në Leçe?

AnilePo. Kam qenë aty. Në kolegj. Në Leçe.

Ardit GjebreaSi ka qenë jeto jote atje?

AnileIshte një jetë mes murgeshave, vetëm murgesha. Ishte një jetesë shumë e mbyllur aty brenda. Nuk mund të… Nuk e di pse, por jetesa ishte shumë e vështirë aty. Nuk ishte një model shtëpi – familje, ku ti mund të dilje, të bëje. Gjërat ishin shumë strikte në këtë kolegj.

Ardit GjebreaPo pastaj, si e ndërtove familjen tënde?

Anile: Po ja, në kolegj, ishim tre-katër shoqe, njëra prej tyre italiane, të cilat u larguam.

Ardit Gjebrea: Nga kolegji?

AnilePo.

Ardit GjebreaPse?

AnileNuk donim të rrinim më aty se kishte rregulla shumë strikte. Pastaj kur ika prej aty njoha babain e fëmijëve të mi.

Ardit GjebreaThua babain e fëmijëve të tu sepse tani nuk është më yt shoq?

Anile: Jo nuk është. Jetova me të për 12 vite. Pastaj, pas 12 vitesh nuk shkonim më mirë. Pata një jetesë të vështirë edhe me të. Megjithatë, tani jemi ndarë.

Ardit GjebreaEh, ke dy fëmijë.

AnilePo, të mrekullueshëm. Janë gjëja më e bukur që kam.

Ardit GjebreaNëse nuk gabohem, the në fillim se fëmijët quheshin Mateo dhe Anastasia

AnilePo.

Ardit GjebreaAnastasia, më duket se është emri i nënës tënde apo jo?

AnilePo, Anastasia është emri i mamasë sime. Ndërsa emri Mateo, është emri që më pëlqeu mua kur e dëgjova sapo shkova në Itali.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular