HomeBotaTragjedi në Kolumbi, rrëzohet avioni me 110 ushtarë në bord

Tragjedi në Kolumbi, rrëzohet avioni me 110 ushtarë në bord

Advertismentspot_img

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbisë është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit.

Sipas Reuters, avioni i prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, C-130 Hercules, me më shumë se 110 ushtarë në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror./Reuters

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular