HomePolitikeAbilekaj godet ashpër PD-në: E filluan me flamuj amerikanë, pastaj me gjermanë,...

Abilekaj godet ashpër PD-në: E filluan me flamuj amerikanë, pastaj me gjermanë, kështu largohen njerëz

Advertismentspot_img

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar protestën e mbrëmshme të PD-së në Tiranë, u shpreh se opozita nuk mundet që të jetë edhe në parlament edhe në protestë dhe kjo e vë në dyshim seriozitetin e protestës.   

“Opozita nuk ka mjete, sepse nuk i lejohen as interpelancat, as komisionet hetimore në parlament, por nuk kalohet edhe në parlament ku të kërkosh leje nga Peleshi për të folur, edhe në protestë. Ky dualitet është një nga kundërshtitë që bën seriozitetin e kësaj përpjekjeje. Kjo nuk bëhet me molotov, por me heshtje. Jo edhe flakadanë, edhe molotovë, edhe pse na goditi policia.

Themi se do ta marrim fatin tonë në dorë, po pse dalin me flamuj gjermanë, apo se bëjnë një deklaratë kundër Ramës. Ambasada Gjermane del pastaj dhe thotë se ajo nuk ishte protestë paqësore. Këto gjëra të pamenduara karakterizojnë protestën e opozitës.

E filluan me flamujt amerikanë, se Rama nuk shkonte në Amerikë, pastaj me gjermanë. Kjo është ku rafsha mos u vrafsha. Nuk ka një vijimësi që këtu ka një linjë dhe vetme për këtë është opozita. Këto i largojnë njerëzit”- tha Abilekaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular