HomeBotaVIDEO/Irani sulmon me raketa balistike Tel Avivin, 6 civilë të plagosur, ndërtesa...

VIDEO/Irani sulmon me raketa balistike Tel Avivin, 6 civilë të plagosur, ndërtesa të rrafshuara

Advertismentspot_img

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur lehtë në Tel Aviv pas një sulmi të ri me raketa të lëshuara nga Iran në orët e para të mëngjesit. Sipas shërbimit të emergjencës Magen David Adom, incidenti ndodhi pak pas orës 7:00 (ora lokale), ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për të trajtuar të plagosurit dhe për t’i transportuar në spital.

Shërbimet e emergjencës izraelite konfirmuan se kanë dërguar ekipe shpëtimi në disa zona të ndryshme ku janë regjistruar dëme.

Sipas zyrtarëve izraelitë, vlerësohet se vetëm një raketë është lëshuar drejt Tel Avivit këtë mëngjes, por dyshohet se ajo mund të ketë qenë një variant i ri i një rakete balistike me rreze të mesme veprimi ose e pajisur me një kokë luftarake me shpërndarje. Burimet sugjerojnë se raketa mund të ketë përmbajtur 3 deri në 4 bomba të mëdha, secila me peshë rreth 100 kilogramë, të cilat janë shpërndarë dhe kanë rënë në zona të ndryshme, duke shkaktuar dëme dhe panik te banorët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular