HomeAktualitetVIDEO/I moshuari v*au gruan dhe më pas veten! Pamje nga vendngjarja e...

VIDEO/I moshuari v*au gruan dhe më pas veten! Pamje nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec

Advertismentspot_img

Pamje të siguruara nga vendngjarja në fshatin Kuman tregojnë praninë e forcave të policisë dhe banorëve të zonës, pas krimit të rëndë ku një i moshuar vrau bashkëshorten dhe më pas veten.

Në pamje shihen efektivë të policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë në terren për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa disa banorë janë mbledhur pranë banesës ku ndodhi ngjarja

Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sakaq, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë krim të dyfishtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular