HomeAktualitetAlarm për pushuesit dhe peshkatarët në Vlorë, konfirmohet rasti i dytë i...

Alarm për pushuesit dhe peshkatarët në Vlorë, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues “Qyle”

Advertismentspot_img

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar në bregdetin shqiptar, duke ngritur alarmin për pushuesit dhe peshkatarët.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “peshku Qyle”, një specie e rrezikshme që tashmë është evidentuar për herë të dytë në ujërat tona.

Ky zhvillim, sipas specialistëve, tregon se prania e këtij peshku po shtohet, çka rrit edhe më shumë shqetësimin për sigurinë në zonat bregdetare, sidomos në prag sezoni.

Ekspertët janë të qartë rreziku nuk lidhet vetëm me konsumimin. Peshku mund të jetë i dëmshëm edhe në kontakt fizik, pasi lëshon toksina të forta që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Për këtë arsye, qytetarëve dhe peshkatarëve u kërkohet kujdes maksimal. Thirrja e tyre është e drejtpërdrejtë: mos e prekni dhe mos e konsumoni në asnjë rast.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular