HomeAktualitetBalla: Kamza, modeli i qeverisjes vendore. Falë punës së Rakip Sulit ka...

Balla: Kamza, modeli i qeverisjes vendore. Falë punës së Rakip Sulit ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme

Advertismentspot_img

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të kësaj partie për Kamzën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla informoi se në fokus të takimit ishin anëtarësimet e reja dhe zgjedhja e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie.

Sipas Ballës, Kamza është bashkia ku modeli i qeverisjes vendore ka sjellë ndryshime të paimagjinueshme.

“Kamza është bashkia ku modeli ynë i qeverisjes vendore ka sjellë në shtatë vite ndryshime të paimagjinueshme, pas dy dekadash pengmarrje nga xhelalët e PD”, shkroi drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës.

Sipas tij, falë punës së kryetarit të bashkisë Rakip Suli dhe mbështetjes së fortë të kryeministrit Edi Rama, bashkia e Kamzës po vazhdon çdo ditë transformimin si pjesë e vizionit për Shqipërinë 2030.

Mbledhja e asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Kamzë u përqendrua në procesin e anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjen e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular