HomeBotaOperacion tokësor në Iran? Wall Street Journal: Pentagoni planifikon dërgimin e 3.000...

Operacion tokësor në Iran? Wall Street Journal: Pentagoni planifikon dërgimin e 3.000 trupave në Lindjen e Mesme

Advertismentspot_img

Pentagoni po planifikon të dislokojë rreth 3.000 ushtarë nga Divizioni elitë Ajror i 82-të i Ushtrisë në Lindjen e Mesme për të mbështetur operacionet kundër Iranit, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Një urdhër i shkruar pritet të lëshohet në orët në vijim

Sipas Wall Street Journal, zyrtarët theksuan se ende nuk është marrë një vendim për vendosjen e trupave në terren në Iran. Megjithatë, dislokimi i Divizionit të 82-të i jep Presidentit Donald Trump disa opsione strategjike.

Ndërkohë, Irani ka intensifikuar sulmet në Lindjen e Mesme, duke goditur Izraelin, si edhe Kuvajtin, Bahreinin dhe Arabinë Saudite me sulme të reja.

Zyrtarët në Teheran shprehen të shqetësuar se përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim mund të jenë një kurth.

Përshkallëzimi i luftimeve vjen një ditë pasi Trump deklaroi se ushtria amerikane do të shtyjë për pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë në Iran, pas bisedimeve që ai i cilësoi si “produktive” me Teheranin. Ministria e Jashtme e Iranit e mohoi që vendi të jetë në bisedime me SHBA-në.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular