HomeAktualitetPrag lufte?! Sondazhi: Shqipëria e dyta në botë, 69% e qytetarëve gati...

Prag lufte?! Sondazhi: Shqipëria e dyta në botë, 69% e qytetarëve gati të rrëmbejnë armët për atdheun!

Advertismentspot_img

Një sondazh masiv i realizuar nga Universiteti “Riga Stradiņš” në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ka zbuluar një kontrast të thellë në moralin e qytetarëve për të luftuar në rast të një konflikti të mundshëm. Ndërsa bota përballet me pasiguri gjeopolitike pas vitit 2022, shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të vendosur për të rrëmbyer armët në mbrojtje të vendit.

Sipas të dhënave të mbledhura në shtator-tetor 2025 nga mbi 31,000 të anketuar, Shqipëria renditet e dyta në shkallë aleance, me plot 69% të qytetarëve të gatshëm për të luftuar. Ne lihemi pas vetëm nga Turqia (88%), ndërsa lëmë pas vende me traditë ushtarake si Suedia (66%) dhe Finlanda (64%).

Studimi nxjerr në pah një fakt interesant: sa më larg kërcënimit rus, aq më i ulët është dëshira për luftë.

  • Vendet më pak të gatshme: Italia dhe Sllovakia (25%), Gjermania (27%) dhe Holanda (30%).
  • Amerika e Veriut: SHBA dhe Kanada renditen nën mesataren e aleancës, me vetëm rreth 37-39% gatishmëri.

Analistët e studimit sugjerojnë se në vendet si Shqipëria dhe Turqia, konteksti historik dhe gjeopolitik luan një rol kyç në moralin e lartë. Ndryshe nga Gjermania apo Italia, ku stigma e Luftës së Dytë Botërore ende peshon në psikologjinë kolektive, në Shqipëri mbrojtja e atdheut mbetet një vlerë parësore.

“Morali i qytetarëve është çelësi i rezistencës, siç u pa në Ukrainë. Ky sondazh është një thirrje për NATO-n se perceptimi i kërcënimit ndryshon rrënjësisht nga njëri shtet te tjetri.” — thuhet në raportin e Universitetit të Rigës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular