HomeAktualitet“Dua të vdes e bukur”/Historia tragjike e 25-vjeçares që do t’i nënshtrohet...

“Dua të vdes e bukur”/Historia tragjike e 25-vjeçares që do t’i nënshtrohet eutanazisë, u hodh nga kati i pestë pasi u përdhunua në grup

Advertismentspot_img

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i japë fund jetës së saj përmes eutanazisë, pas viteve të gjata dhimbjeje fizike dhe psikologjike.

E reja mbeti paraplegjike në vitin 2022, pasi u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, në një tentativë vetëvrasjeje që pasoi një përdhunim në grup që ajo kishte përjetuar pak kohë më parë. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël.
E rritur në një familje jofunksionale dhe pjesërisht në kujdesin e institucioneve, Noelia përballej prej vitesh me vështirësi të shumta. Që pas aksidentit, ajo jetonte me dhimbje të vazhdueshme, çka e shtyu të kërkonte të drejtën për eutanazi – një procedurë e legalizuar në Spanjë që nga viti 2021.

Në korrik 2024, një komitet ekspertësh në Katalonjë miratoi kërkesën e saj, por procesi u pezullua pas një apelimi nga babai i saj. Më pas, Noelia iu drejtua Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar njohjen e të drejtës së saj për vetëvendosje.

Në shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në favor të saj, duke argumentuar se nuk kishte shkelje të të drejtave themelore dhe se ajo kishte të drejtë të zgjedhë përfundimin e jetës së saj në mënyrë të asistuar.

Vetëm një ditë para procedurës, në një intervistë për emisionin “Ahora Sonsoles” në Antena 3, Noelia foli hapur për vendimin e saj. Ajo shprehu dëshirën që gjithçka të ishte e thjeshtë dhe dinjitoze, duke zgjedhur të jetë vetëm në momentin e fundit, pasi t’u ketë thënë lamtumirë familjarëve.

“U thashë atyre se si dua të jetë. Dua të vdes e bukur. Gjithmonë kam menduar se doja të vdisja e bukur. Do të vesh fustanin tim më të bukur dhe do të rregulloj flokët. Do të jetë diçka e thjeshtë. Dua të iki tani dhe të ndaloj së vuajturi, pikë. Asnjë anëtar i familjes sime nuk është pro eutanazisë. Po gjithë dhimbjet që kam vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve? Nuk kam dëshirë të bëj asgjë: të mos dal, të mos ha, të mos bëj asgjë. Gjumi është shumë i vështirë për mua dhe kam dhimbje në shpinë dhe këmbë”, tha 25-vjeçarja, duke zbuluar se i ka ftuar familjen e saj të i thotë lamtumirë, por në momentin e vdekjes së saj, ajo dëshiron të jetë vetëm.

Ajo rrëfeu se kishte përjetuar dhimbje të vazhdueshme fizike dhe emocionale, duke theksuar se nuk kishte më dëshirë për të jetuar në kushtet në të cilat ndodhej. Marrëdhëniet familjare ishin gjithashtu të tensionuara, veçanërisht me të atin, i cili kishte kundërshtuar vendimin e saj.

Rasti i Noelia Castillo ka rikthyer debatin mbi eutanazinë dhe të drejtën për të vendosur mbi jetën në Spanjë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah dilemat etike dhe ligjore që shoqërojnë raste të tilla të ndërlikuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular