HomeAktualitetTetë javë më parë, përloti botën, “socializohet” Punch, majmuni i vogël shijon...

Tetë javë më parë, përloti botën, “socializohet” Punch, majmuni i vogël shijon qëndrimin me majmunët e tjerë

Advertismentspot_img

Tetë javë më parë, kjo ishte pamja që përloti botën, një makak i vogël që shtrëngonte fort pas vetes një lodër pelushi, si e vetmja rrugë për të gjetur sigurinë që nuk ia dha dot e ëma.

Por tashmë Punch nuk është më i vetmuar, por po integrohet gradualisht edhe me majmunët e tjetër. Në kopshtin zoologjik të Içikavës në Japoni, protagonist është sërish Punch, i cili ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

“Kanë kaluar rreth dy muaj dhe pak nga pak ndjejmë se procesi i integrimit të tij në grup po përparon gradualisht. Në fillim ai mbante vazhdimisht një lodër pelushi dhe kishte momente kur dukej i frikësuar nga rrethimi. Por së fundmi, ai ka filluar tu afrohet në mënyrë aktive majmunëve të tjerë, duke u përpjekur të komunikojë dhe të luajë me ta”, tha drejtuesi i kopshtit zoologjik.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, dhjetëra turistë vendas e të huaj presin në radhë për të parë nga afër kafshët.

Caroline, një turiste nga Danimarka, udhëtoi deri këtu vetëm prej historisë që u bë virale në vendin e saj.

“Mendoj se është një histori shumë e këndshme, me ariun prej pelushi e të gjitha. U bë shumë virale në Danimarkë prej nga vijmë ne, ndaj menduam, pse të mos vijnë ta shohim derisa jemi në këtë zonë?”, tha turisti.

“Kur sytë e aq shumë njerëzve fokusohen te kafazi, majmunët stresohen. Kemi rritur numrin e stafit për të menaxhuar fluksin dhe do të vazhdojmë të bëjmë çmos që mbështetësit ta shijojnë vizitën pa shqetësuar Punchin”, shtoi drejtuesi i kopshtit zoologjik.

Fluksi i madh i vizitorëve ka bërë që të mos lejohen pajisjet profesionale, transmetimet “live” dhe qëndrimi në rresht të parë është i kufizuar në vetëm 10 minuta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular