HomePolitikeKreu i PD Sali Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare:...

Kreu i PD Sali Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë!

Advertismentspot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot datën e protestës së re kombëtare të opozitës, duke thirrur qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë.

Berisha deklaroi se protesta do të zhvillohet më 17 prill dhe shtoi se qeveria në krye me Edi Ramën ka vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.

Ai tha se kryeministri Rama dhe “organizata e tij e Ballukëve kriminalë”, nuk do ketë kurrë paqe dhe stabilitet.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj,” u shpreh Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular