HomeLifestyle“Nuk më pëlqen fare!” – Dikur “armike”, tani përballë njëra-tjetrës si kolege!...

“Nuk më pëlqen fare!” – Dikur “armike”, tani përballë njëra-tjetrës si kolege! Prapaskenat e raportit mes Armina Mevlanit dhe Einxhel Shkirës

Advertismentspot_img

Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani si opinioniste të “Ferma VIP” do të ndajnë për 100 ditë eksperiencën e tyre së bashku. Një dyshe që vjen me një histori të vjetër jo fort të qetë në sfond.

armina einxhel

Për të kuptuar pse prania e tyre krah për krah pritet të sjellë “kuriozitet” në ekran, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë marrëdhënien mes tyre. Gjithçka nis në periudhën kur Einxhel Shkira ishte një nga banoret më të forta dhe më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 1”.

Në një puntatë të emisionit “Goca dhe gra”, Armina Mevlani u shpreh pa doreza se loja e Einxhelit nuk i pëlqente aspak.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, -deklaroi Armina asokohe, duke e bërë shumë të qartë kë mbështeste dhe pse.

386601110_18392293009063796_700112461728874799_n (1)

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj si finaliste në BBVA, Einxhel u ftua pikërisht në studion e “Goca dhe gra”. Ajo që u vu re menjëherë ishte mungesa e Arminës në panel atë ditë (për shkak të një arsyeje personale).

Por Einxhel, e indinjuar nga deklaratat e mëparshme, nuk e la të kalonte pa një “thumb” ironik, duke e bërë të qartë se e kishte dëgjuar dhe e kishte marrë personalisht.

“Zgjedhja më e mirë do ishte që ajo të mos ishte këtu kur unë të isha e ftuar. Besoj që nuk donte të më shihte me sy”, – u shpreh ajo duke qeshur.

474068653_18485326588014822_3406851729717740504_n

Nuk vonoi dhe në puntatën pasuese Armina u pyet drejtpërdrejt për reagimin e Einxhelit. Ajo u shfaq e habitur që situata mori përmasa kaq të mëdha, duke theksuar se kishte dhënë thjesht mendimin e saj si shikuese e formatit.

Armina sqaroi se, edhe pse kishin punuar bashkë më parë, mes tyre nuk ka pasur kurrë miqësi. Megjithatë, ajo këmbënguli se nga ana e saj nuk kishte asnjë inat të fshehur:

“Thjesht nuk më ka pëlqyer te Big Brother-i. Ajo e ka marrë për keq sikur unë s’dua ta shoh me sy, por unë s’kam folur asnjëherë keq për të, sikur ajo për mua”, – deklaroi Armina, duke u përpjekur ta mbyllte debatin aty.

474951922_18486559084063796_2103289600335216282_n

Dhe tani, rrugët e tyre kryqëzohen sërish, këtë herë jo si e ftuar dhe opinioniste, por me role të barabarta. Të dyja do të ulen krah njëra-tjetrës si opinioniste të “Ferma VIP 3”. Se si do të funksionojnë bashkë si kolege, duke pasur parasysh këtë të kaluar me “shigjeta” nga distanca, mbetet për t’u parë./Panorama Plus

475994370_18487581880063796_7416295129742181272_n
464619622_18468990019014822_1059463515344627830_n
467426274_18473453815063796_1950527371739839818_n
467644747_18473453776063796_3598010486631771358_n
464708810_18468990028014822_6560688299931018239_n
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular