“Jemi më të zhgënjyer ne që jemi pak më të rritur në moshë, pasi ndoshta kjo ishte hera e fundit që kishim një mundësi të tillë”. Kështu u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pas humbjes së kuqezinjve ndaj Polonia në Varshavë.
Deklarata e tij duket se lidhet edhe me të ardhmen personale, pasi në moshën 33-vjeçare, mbrojtësi duhet të ruajë formë të lartë për disa vite radhazi nëse synon të jetë pjesë e Kombëtares në Kupa e Botës FIFA 2030. Megjithatë, ai nuk është i vetmi në këtë situatë.
Për disa futbollistë të tjerë, kjo mund të ketë qenë një nga mundësitë e fundit për të luftuar për një objektiv madhor si pjesëmarrja në një Botëror. Ivan Balliu, në moshën 34-vjeçare, duket se e ka shumë të vështirë të jetë sërish pjesë e këtij cikli.
Në një situatë të ngjashme janë edhe 32-vjeçarët Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, për të cilët pritet të jetë e vështirë të mbajnë një rol kyç në ekip pas disa vitesh.
Ndërkohë, edhe lojtarë pak më të rinj si Thomas Strakosha (31 vjeç), si dhe 30-vjeçarët Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Jasir Asani, mbeten në një pikëpyetje për të ardhmen e tyre me Kombëtaren.
Gjithsesi, prania e tyre në eliminatoret e ardhshme do të varet jo vetëm nga forma individuale, por edhe nga zhvillimi i brezit të ri, i cili pritet të konkurrojë fort për një vend në listën e kuqezinjve.
LOJTARËT QË RREZIKOJNË
Ivan Balliu 34
Berat Gjimshiti 33
Elseid Hysaj 32
Arlind Ajeti 32
Naser Aliji 32
Thomas Strakosha 31
Qazim Laçi 30
Myrto Uzuni 30
Jasir Asani 30







