HomeLifestyle“Mendova se kishte burra!”- Mimoza Ahmeti habit gjatë spektaklit ‘live’ dhe shkon...

“Mendova se kishte burra!”- Mimoza Ahmeti habit gjatë spektaklit ‘live’ dhe shkon në shtrat: A ta therim patën? Pikë e zezë, fasule që natën e parë

Advertismentspot_img

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila njihet për deklaratat e saj spontane dhe me plotë humor është një personazheve që u bë pjesë e reality show-t “Ferma Vip 3”.

Që në natën e parë të spektaklit, Moza ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale me deklaratat e saj pas hyrjes në fermë.

Teksa i bashkohej konkurrentëve të tjerë, Mozës iu desh të bëhej shoqe me një kafshë dhe pikërisht këtu ajo u “surprizua”, pasi tha se kishte pritur të bëhej shoqe me ndonjë burrë.

“Një patë, unë thash së këtu kishte burra. Burraaa, se ti më the qe do zgjedhësh një shok, shok një pulë, një rosë?! Nuk gjetët një mbulesë tjetër…”, tha ajo

Më tej gjatë spektaklit, teksa një prej fermerëve të tjerë me një avantazh që ju dha në lojë, vendosi që të gjithë konkurrentët për një javë të konsumojnë fasule, po as atij Moza nuk ia kurseu “kritikat” për zgjedhjen.

“Mu bëfsh kurban me ato fasulet e tua. Për të ngrënë fasule erdhëm në fermë ne? Po patën mund ta therim? Se e paskam zgjedhur mirë, se çfarë do hamë. Pata është për veze dhe për t’u ngrënë nuk është për shoqe…”, tha ajo.

“Që natën e parë fasule. Pikë e zezë, kur mungon fantazia këto gjëra ndodhin, groshë, si në kohën e xhaxhit.”, shtoj fermerja e re më tej

Por, momentet epike të shkrimtares nuk përfunduan me kaq, pasi ende pa mbaruar spektakli ajo vendosi të pushonte dhe u shtri në shtratin e saj.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse i flihej, Moza tha: “Jo nuk më flihet, por u ngopa. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin, mbaroj apo jo? Më duket ka më shumë veta se sa shtretër, si do ja bësh?”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular