HomeSportE zbulojnë mediat/Luis Hasa braktis qe luajti deri me U-21 me Italinë,...

E zbulojnë mediat/Luis Hasa braktis qe luajti deri me U-21 me Italinë, zgjedh Kombëtaren e Shqipërisë

Advertismentspot_img

Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, duke u larguar nga Italia. Lajmi është bërë i ditur nga “Goal” në Itali, ndërsa pritet zyrtarizimi nga lojtari ose Federata.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili është në pronësi të Napolit, po spikat këtë sezon në huazimin e tij te skuadra e Carrarese në Serinë B.

Ky ndryshim u bë i mundur pasi lojtari nuk ka debutuar asnjëherë në ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Italisë. Hasa ka qenë pjesë e rregullt e axurrëve për moshat U-18 dhe U-21, por ka zgjedhur të kalojë te kuqezinjtë për shkak të origjinës së prindërve të tij.

Edhe pse i lindur në Itali, ai ka pasur kontakte të hershme me Shqipërinë që në moshën 15-vjeçare. Ky afrim vjen menjëherë pas eliminimit të Shqipërisë në fazën “play-off” ndaj Polonisë në Varshavë.

Talenti i lindur në vitin 2004 pritet të jetë një nga shtyllat e reja të mesfushës kuqezi

https://www.goal.com/it/liste/luis-hasa-cambia-nazionale-niente-piu-italia-rispondera-alla-chiamata-dell-albania/blt00bd77052b79bbf7

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular