HomeAktualitetGazetarja Klodiana Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS,...

Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete

Advertismentspot_img

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Gazetarja nuk zbuloi emrin, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme disa kohë më parë, dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete lidhur me këtë çështje.

Ajo u shpreh se ligjvënësja socialiste ende nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.

Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t. “, u shpreh gazetarja

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular