HomeAktualitetPas vdekjes së vëllait dhe për*unimit në moshë të mitur, 17-vjeçarja holandeze...

Pas vdekjes së vëllait dhe për*unimit në moshë të mitur, 17-vjeçarja holandeze me probleme të shëndetit mendor, i jep fund jetës me eutanazi

Advertismentspot_img

Milou Verhoof, një adoleshente nga Holanda, zgjodhi të përfundonte jetën e saj në moshën 17 vjeç përmes eutanazisë, e cila është e ligjshme në vend.

“The Mirror” shkruan se, vdekja e saj ka shkaktuar një debat të nxehtë politik dhe etik mbi eutanazinë për të rinjtë me probleme të shëndetit mendor.

Milou iu drejtua Dr. Menno Oosterhoff, psikiatër i njohur për asistencën e rasteve të eutanazisë psikiatrike tek të rinjtë. Ai i dha injeksionin fatal në dhomën ku ajo kishte kaluar fëmijërinë, ndërsa Milou ishte përgatitur me kujdes për momentin, duke zgjedhur fustanin dhe takat për ceremoninë e saj.

Nëna e Milou-t, Mireille Verhoof, e lavdëroi Dr. Oosterhoff, duke theksuar se vendimi i tij ishte i duhur për vajzën dhe familjen.

Milou kishte përjetuar trauma të shumta: humbjen e vëllait të saj nga një sëmundje afatshkurtër, përdhunimin në moshën 13 vjeç dhe depresion të thellë, që e çuan në përpjekje të dështuara për vetëvrasje dhe dëmtime të vetes.

Dokumentari “Beteja e Milou-së vazhdon” ka ndjekur udhëtimin e saj dhe debatet që pasuan, duke nxitur diskutime mbi mundësinë e eutanazisë për adoleshentët me probleme të shëndetit mendor.

Ligji holandez për eutanazinë, miratuar në 2002, lejon mjekët të asistojnë pacientët që kërkojnë ndërprerjen e jetës së tyre në mënyrë vullnetare dhe të menduar mirë, kur vuajtjet janë të padurueshme dhe nuk ka perspektivë për përmirësim. Shumica e rasteve përfshijnë pacientë me sëmundje fizike terminale, por rastet psikiatrike po rriten, nga 88 në vitin 2020 në 219 në vitin 2024.

Dr. Oosterhoff ka qenë një figurë qendrore në eutanazinë psikiatrike në Holandë, duke u konsideruar nga disa avokatë dhe familje si një “shpëtimtar” për pacientët që vuajnë nga çrregullime mendore të rënda.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular