HomePolitikeErion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet...

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme! Zbardhen detaje nga Asambleja e PS në njësinë 5

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Socialistë, Erion Braçe është vetëofruar për të kandiduar për kryetar bashkië në Tiranë, në zgjedhjet që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Ligjvënësi socialist e ka shprehur ambicien e tij në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialistë në njësinë numër 5.

Ky qëndrim i Braçes vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kurdo të mbahen zgjedhjet në Tiranë, kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu, e cila u shpall që në vjeshtën e vitit të shkuar kur u shpallën zgjedhje të parakohshme për Tiranën, por që më pas u anuluan nga Gjykata Kushtetuese.

Erion Braçe u delegua në Tiranë në njësinë 5 pak javë para zgjedhjeve të 11 majit, duke u larguar nga Divjaka ku kishte qenë disa mandate rresht deputet i zgjedhur.

Një ditë më parë, Erion Braçe përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë edhe detaje nga mbledhja ndërsa ka bërë me dije se kanë folur lidhur me shqetësimet qytetare por edhe ato të partisë.

Reagimi i plotë në Facebook:

PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE;

EDHE E IMJA! PS5ESHTE THELBI, ORIGJINA!

Sot me Asamblenë e PS5 kemi bërë një mbledhje shumë të mirë-të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy me sy e me qellim të qartë zgjidhjen e tyre; respekti për mundin e sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë, është jetik për të tashmen e të ardhmen; puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të-koha ikën e nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani.

FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PËRFSHIRË TË MAJTË QË DUAN TË ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNË IDETË E TYRE BASHKË ME PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej!

KARRIGET NUK JANË KURRË QËLLIM, PUNA E PUNËT VLEJNË!”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular