HomeAktualitetVIDEO/Ndeshja e bamirësisë kthehet në arenë lufte! Policia dhe Zjarrfikësit “shqyhen” me...

VIDEO/Ndeshja e bamirësisë kthehet në arenë lufte! Policia dhe Zjarrfikësit “shqyhen” me grushte

Advertismentspot_img

Një ndeshje tradicionale hokeji, e cila synonte mbledhjen e fondeve për bamirësi, ka degjeneruar në dhunë fizike midis dy departamenteve më të mëdha të Nju Jorkut, NYPD dhe FDNY.

Në “UBS Arena”, tensioni u ndje që në start. Vetëm 8 minuta pas vërshëllimës fillestare, lojtarët e të dyja ekipeve u përfshinë në një përleshje fizike, duke detyruar gjyqtarët të ndërhynin me forcë për të shmangur lëndimet e rënda.

Ndonëse situata u duk se u qetësua përkohësisht, rivaliteti i vjetër mes “bluve” dhe “zjarrfikësve” shpërtheu sërish në fund të takimit. Pamjet tregojnë lojtarët duke shkëmbyer goditje dhe shtytje, ndërsa arbitrat përpiqeshin të mbanin kontrollin mbi akullin e rrëshqitshëm.

Pavarësisht kaosit, ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit të Policisë (NYPD) me rezultatin 3-2. Kjo shënon herën e parë në 10 vite që policët arrijnë të mposhtin zjarrfikësit në këtë përballje tradicionale, një fitore që gjithsesi do të mbahet mend më shumë për “luftën” sesa për golat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular