Shkrumbohet nga flakët automjeti në parkimin e teqesë në fshatin Kreshovë, duke shkaktuar panik tek banorët.
Dyshimet e para janë se zjarri të ketë qenë aksidental.
Drejtuesi i automjetit ka deklaruar se kishte hyrë në ambientet e teqesë për të ndezur një qiri, ndërkohë që mjeti u përfshi papritur nga flakët.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në automjete të tjera ose në objektet përreth.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vendosur nëse ka pasur shkelje të sigurisë apo një shkak tjetër të zjarrit.







