HomePolitikeE përjashtuan, reagon Rudina Alla kreu i Forumit të Gruas Elbasan: PD...

E përjashtuan, reagon Rudina Alla kreu i Forumit të Gruas Elbasan: PD nuk ekziston më, tani quhet “Partia Berishiane”

Advertismentspot_img

Rudina Alla, kryetare e Forumit Demokrat të Gruas në Elbasan, u përjashtua nga PD ditën e djeshme, bashkë me 3 zonja të tjera, Doris Madhi, Alesia Balliu e Zheni Gjergji.

Në një lidhje televizive, Alla ka deklaruar se Sali Berisha po e çon partinë drejt greminës. Ajo tha se kupola drejtuese e PD-së dëshiron ta mbajë PD-në në opozitë. Përjashtimet, sipas Allës, vetëm sa dëmtojnë dhe tkurrin më tej partinë, duke e bërë një alternativë jo të besueshme në sytë e qytetarëve.

“Një frymë e re patjetër që nuk mikpritet. Nuk mikpritet nga ajo shpurë që ka 30 vite që drejton PD-në. Çdo njeri që ka një vizion të ri, nuk do të mirëpritet nga këta. I duket sikur do u zënë vendin. Unë jam larguar vetë nga PD. Kam mbi një vit që nuk marr pjesë më në mbledhjet e PD-së. Kjo për shumë arsye. Gjërat janë të akumuluara gjatë viteve. Nëse unë isha kryetare e Forumit të Gruas, kisha dhënë shumë kontribut të madh te PD. Jo vetëm në aspektin financiar, por kisha sakrifikuar edhe familjen dhe punën time. Sepse të ishe drejtuese e Forumit të Gruas dhe të ishe në punë ishte shumë e vështirë, sepse ti do e godisje kundërshtarin. Pra, PD duke më përjashtuar mua dhe 3 zonjat e tjera, thjesht kanë përkeqësuar veten, por nuk kanë fituar diçka. Po e çojnë PD-në duke u tkurrur dhe zvogëluar.

PD nuk ekziston më, por është partia Berishiane do ta quaja unë. Duket sikur PD ka dashur vetë të qëndrojë këtu ku është, në opozitë. Berisha duhet të mendojë para se të marrë një hap për përjashtimin e anëtarëve. Partia nuk është e Berishës, por e anëtarëve. E atyre që e kanë përkrahur në ditë të mira dhe të këqija. Duket sikur Berisha po e çon vetë drejt greminës PD-në”, tha mes të tjerash Alla.

Kjo valë përjashtimesh në PD-në e Elbasanit erdhi vetëm disa ditë pasi Partia Demokratike përjashtoi si këshilltarë të saj në Këshillin Bashkiak të Durrësit Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun, pasi këta të fundit mbështetën lëvizjen e Ervin Salianjit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular