HomeSportSilvinjo i bëri llogaritë shumë keq, nuk ishte përgatitur siç duhet për...

Silvinjo i bëri llogaritë shumë keq, nuk ishte përgatitur siç duhet për play-off. Tani Shqipëria nuk plotëson as… protokollin

Advertismentspot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë ndeshjen e nesërme ndaj Ukrainës me mungesa të shumta në krahasim me atë që ishte plani fillestar i trajnerit Silvinjo për grumbullimin e marsit. Një grumbullim, ku trajneri shpresonte që të siguronte Botërorin, por nuk kishte bërë llogaritë me situatat që mund të lindnin nga ndeshjet në fjalë.

Menjëherë pas ndeshjes kundër Polonisë, Shqipëria pa të largohen nga grumbullimi Ajeti për dëmtim e Ramadani për arsye familjare. Më pas të larguarve iu bashkua edhe Muçi, ndërsa sot edhe Ismajli, të dy për probleme dëmtimi. Kësisoj, lista fillestare me 26 lojtarë e Silvinjos, u reduktua në vetëm 22 lojtarë.

Një numër që nuk plotëson as atë të protokollit për ndeshjet ndërkombëtare, ku normalisht emrat e përfshirë janë 23. Kjo situatë tregon se Silvinjo nuk ishte përgatitur për të papriturat që mund të lindin nga këto ndeshje dhe rrezikonte seriozisht që të shkonte në atë që mund ishte ndeshja historike për Botërorin pa të gjitha alternativat në dispozicion.

“Nuk është eksperiment, është nevojë. Mund të merrja 23, por mendoj se është një ndeshje shumë e  rëndësishme, merren 26 e pastaj të shohim”, tha Silvinjo kur prezantoi listën e futbollistëve të grumbulluar, kur u pyet për emrat e pranishëm. Llogaritë e trajnerit dhe stafit të tij, qartësisht ishin gabim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular