HomeSportSokol Kushta "plas" deklaratën “bombë”: Silvinjos i ka mbaruar cikli! Ka qenë...

Sokol Kushta “plas” deklaratën “bombë”: Silvinjos i ka mbaruar cikli! Ka qenë trajner i dytë! Mori shumë lekë dhe nuk dha rezultate! Fut në skuadër lojtarë me menaxher

Advertismentspot_img

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Sokol Kushta ka kritikuar ashpër trajnerin Silvinjo duke u shprehur se cikli i tij te Shqipëria ka përfunduar, teksa nuk u kursye edhe për pakënaqësitë karshi brazilianit që drejton Kombëtaren tonë.

A mendon se duhet rinovuar kontrata e trajnerit apo duhet menduar për një alternativë të re?

Unë kam shumë lidhje me presidentin e Kosovës, Agim Ademi. Kemi qenë aty bashkë me Fadil Vokrrin, që në momentet e para të themelimit dhe kohën kur UEFA duhej të pranonte Kosovën, Dardaninë. Kemi ndihmuar me njohjet tona dhe jemi miq. Fola para ndeshjes dhe fola edhe këto ditë. Pse po e rrotulloj kështu? Kosova para 2-3 vitesh kishte këto lojtarë por kishte trajner që nuk shkoi mirë. Iku trajneri, erdhi tjetri dhe është jo mirë, por shkëlqyeshëm. Çfarë ndryshoi? Lojtarët? Jo, lojtarët ato janë, ndryshoi trajneri dhe ekipi Kombëtar nuk mund të presë gjithë jetën emrin e një trajneri që të sjellë rezultate. Janë rezultatet që bëjnë trajnerin. Është mundimi dhe etja që i jep trajneri ekipit. Pse i them këto? I them për të bërë një balancë. Nuk u kënaqa. Si trajner mund të jetë më i madh në emër si Silvinjo sepse Silvinjo s’ka asnjë emër si trajner. Ai e ka marrë te Shqipëria emrin sepse te Lioni e hoqën, në vende të tjera ka qenë trajner i dytë dhe trajneri i dytë është për të vënë piketa.

Nuk vendos trajneri i dytë. Kam pasur edhe unë trajnerë të dytë. Silvinjo erdhi në Kombëtare për të vënë emër. Të themi që nuk ka vënë emër, por na vret Zoti. Duhet të jepte shumë më shumë se ç’dha sepse nuk ka rezultate, sepse janë rezultatet dhe mund të jetë trajneri më i mirë, por me lekët që ka marrë, në përqindje me rrogën, nuk ka dhënë rezultate. Në gjuhën sportive, quhet cikël i mbaruar. Është e garantuar që ai ka bërë një punë jo të mirë. Nuk ka bërë keq, por as punë të mirë. Thonë nuk na ka çuar. Pse, nëse nuk kemi shkuar herë të tjera? Na solli në “play off” dhe pse të mos merrnim rezultat pozitiv. Pse na solli në “play off” s’do me thënë që të mos marrim rezultat pozitiv dhe të shkojmë në Botëror. Kur diskutohet trajneri që ka cikël të mbaruar, i jepet dora dhe fillon mendohet.

Duka është njeri i zgjuar dhe nuk e lë përzgjedhjen në sekondat e fundit dhe nuk është momental. Absolutisht nuk i lë gjërat rastësisë dhe nuk ka gjë më të mirë. Pozicioni që ka Duka në UEFA nuk ka mbështetje më të madhe për Kombëtaren. Është fat për ekipin tonë. Mbaj mend kur kam qenë lojtar dhe arbitri gjithmonë na jepte maksimumi 10%, ishim 90-10 dhe ishim të lumtur. Ndërsa sot na japin 55% dhe kjo është gjë e madhe, është një lehtësim shumë i mirë për Kombëtaren kështu që Kombëtarja për mua do të ketë hapësira më të mira akoma. Siç kemi thënë, De Biazi erdhi deri këtu, ky deri këtu. Kombëtarja ka pasur oshilacione me trajnerë si Panuçi që i dukej vetja superior, por ai ishte ende lojtar. Ai na ka çuar 4 vite mbrapa sepse trajnerë si ai janë lojtarë në mendje. Ose edhe Edi Reja, ishte jashtë çdo lloj orbite. Lojtarët që mori Silvinjo, ai thotë i solla unë. Ndërrimi kaq shpesh i trajnerëve nuk sjell zinxhir të pashkëputur. E shkëput zinxhirin. Është mirë kur trajneri rri 6-7 vite sepse afron dhe ndërron breza. Në këto momente kemi 3-4 lojtarë që duhet të ikin sepse ka cikle. Pa përmendur emra. Nuk mund të thuash s’kam sulmues sepse Shpendi në Serinë B po bën 13 gola, po Mehmeti që është sulmues i pastër? Po Rei Manaj, po Daku. Po tani, dreqi ta hajë, edhe Italia ka momente që ka probleme, por ti s’mund të thuash s’kam lojtarë kur është 500 km larg. Silvinjo e ka mbaruar ciklin me të mirat dhe të këqijat e tij.

A mendon se është koha për një trajner shqiptar? Shiko, unë e kam shprehur dhe jam patriot. Unë kam dëgjuar që Silvinjo ka rënë pre e menaxherit dhe ka futur shumë lojtarë në një rrjedhë që kush janë me atë luajnë dhe kush s’janë me atë nuk luajnë. Kjo më ka lënë shije të hidhur nëse është e vërtetë. Kur Silvinjo, ish-lojtar shumë i madh që ka luajtur në klube të mëdha dhe me mentalitet botëror bie në pre të këtyre, imagjino një shqiptar. Vetëm kjo më bën të distancohem nga trajneri shqiptar, jo se nuk e dua por ka një presion të jashtëzakonshëm. Nuk duhet të flasim me patriotizëm por duhet të jemi realistë dhe në momentin kur të gjithë trajnerët, Silvinjo, tjetri e tjetri, bien pre e presionit, imagjino trajneri shqiptar sa probleme ka. Ju garantoj që trajnerët e tjerë nuk kanë brirë që të dallojnë, por i kanë frikën këtyre problemeve.

Nuk janë vetëm ndërhyrjet por një presion i jashtëzakonshëm. Shansi dhe fati i Kosovës që trajneri i tyre ka sjellë çdo të mirë të mundshme në atë ekip. Ishin dy lojtarë shumë të mirë të Kosovës që kanë luajtur 3 minuta dhe në Shqipëri, ai trajner nuk ka shans të bëjë ato veprime taktike. Është potenca që ka trajneri dhe meritokracia që i jep çdo lojtari. Nuk e di, një pjesë e lojtarëve që kanë kontrata milionëshe e dinë se çfarë roli ka menaxheri në çdo vend të botës, jo vetëm në Shqipëri. Kur hyn menaxheri dhe lejohet, është e vështirë të përballohet presioni i madh. Po të jap një ide edhe ty si gazetar. Nëse një menaxher ka 7 lojtarë që janë me nga 20-30 milionë euro, ke në dorë 300 milionë euro dhe është buxheti i Tiranës. Prandaj nuk është e lehtë. Një shqiptar e bën, por presionit çfarë do t’i bësh? Kur të vjen tjetri dhe të thotë duhet të luajë filani apo filani. Prandaj duhet të jemi me këmbë në tokë kur diskutojmë këtë gjë. Është dëshira dhe mundësia. Dëshira është e madhe. Opinioni është problematik. Panorama

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular