Tifozë dhe dashamirës shqiptarë të futbollit, sonte do i kenë “sytë” nga Prishtina, “tempulli” ku do të mbahet ndeshja historike për nga rëndësia, Kosovë – Turqi, “Play-Off” i Kupës së Botës.
Vedat Muriqi me shokë do kërkojnë kualifikimin në Botëriorin Amerikan, duke i dhënë fund pritjes së shqiptarëve për të qenë pjesëmarrës në kompeticionin më elitar në spektrin futbollistik.
Edhe pse në “letër”, Turqia është disi më favorite, “Dardanët” kanë treguar se janë të paparashikueshëm, rasti i fundit ishte eliminimi i Sllovakisë në mes të Bratislavës. Takimi do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, prej orës 20:45.







