Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e së premtes të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, në një takim që shënon nisjen zyrtare të turit kombëtar të Partisë Socialiste, të titulluar “Punët për Shqipërinë”.
Sipas burimeve, takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në Tiranë dhe shënon fillimin e një strategjie intensive komunikimi që do të zgjasë plot 9 javë.
Një temë për çdo javë Ky tur nuk do të jetë thjesht një seri takimesh, por një platformë e detajuar ku secila javë do t’i dedikohet një teme specifike që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Ndër shtyllat kryesore të këtij komunikimi janë:
- Integrimi: Bashkimi Europian dhe rruga e Shqipërisë.
- Mirëqenia: Ekonomia, rritja e pagave dhe punësimi.
- Identiteti dhe Turizmi: Kultura, diaspora dhe sezoni turistik.
- Siguria dhe Arsimi: Bujqësia, siguria ushqimore dhe reformat në arsim.
Kryeministri Rama ka nisur prej javës së kaluar përgatitjet duke zhvilluar takime me Asambletë e PS-së, ndërsa mbledhja e së premtes me kryebashkiakët do të shërbejë si “busulla” për veprimet në terren gjatë dy muajve të ardhshëm.







