Një bar-restorant në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë fantastike për të pritur tifozët turq të cilët kanë ardhur për ndeshjen e sotme Kosovë – Turqi, duke u ofruar kafe dhe çaj falas.
Gjesti simbolik është bërë publik përmes një fotografie të vendosur në hyrje të biznesit, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale.
“Sot rivalë, por gjithmonë miq”, shkruhet në tabelë, ndërsa mesazhi vijon me një falenderim të drejtpërdrejtë: “Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e keni larë në 1999”.
Ky veprim është parë nga mediat në Kosovë si një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, pavarësisht rivalitetit sportiv në fushë.







