HomeAktualitetRritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e...

Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër

Advertismentspot_img

Rritja e çmimit të karburantit ka sjellë një efekt zinxhir në sektorin e transportit publik në Qarkun Dibër, duke reflektuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Në të katër qytetet e qarkut, operatorët e linjave ndërqytetase kanë rritur tarifat e udhëtimit, me argumentin e kostove të shtuara të naftës.

Sipas të dhënave nga terreni, bileta e linjës Peshkopi–Tiranë ka pësuar një rritje prej 100 lekësh, duke kaluar nga 500 në 600 lekë. E njëjta rritje është aplikuar edhe për linjën Bulqizë–Tiranë, ku çmimi ka shkuar nga 300 në 400 lekë për pasagjer. Ndërkohë, edhe udhëtarët e linjës Burrel–Tiranë do të duhet të paguajnë më shumë, pasi bileta është rritur nga 400 në 500 lekë.

Rritja e çmimeve nuk kufizohet vetëm në transportin ndërqytetas. Edhe linjat që lidhin zonat rurale me qendrat urbane kanë pësuar shtrenjtim, ndonëse në nivele më të ulëta.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë zhvillim, duke theksuar se rritja e kostove të jetesës nuk është shoqëruar me rritje të të ardhurave. Sipas tyre, më të prekurit janë pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Çmimet vetëm rriten, ndërsa të ardhurat mbeten njësoj. Është bërë e papërballueshme,” shprehet një banor, duke theksuar vështirësitë për të përballuar edhe shpenzimet bazë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet shtetërore për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve, përmes subvencioneve apo formave të tjera të kompensimit për shtresat në nevojë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular