Kuqezinjtë luajnë ndaj Ukrainës në Valencia, në ndeshjen miqësore, që vjen si ngushëllim për të dyja kombëtaret që nuk arritën Botërorin
Pas eliminimit në “play off” të Botërorit ndaj Polonisë, Kombëtarja shqiptare synon të rikthehet te fitorja.
Kuqezinjtë luajnë ndaj Ukrainës në Valencia, në ndeshjen miqësore, që vjen si ngushëllim për të dyja kombëtaret që nuk arritën Botërorin.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, dy trajnerët Silvinjo dhe Rebrov, kanë zbuluar formacionet titullare me të cilat do të zbresin në fushë.
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, transmetohet në ekranin e Tv Klan.
FORMACIONET ZYRTARE:
Ukrainë: Riznyk, Zabarnyi, Sarapii, Konoplia, Yamoliuk, Mykolenko, Shaparenko, Malinovsky, Hutsuliak, Volsheyn, Yaremchuk.
Shqipëri: Strakosha,Hysaj, Gjimshiti, Pllana, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Uzuni, Hoxha, Broja.







