HomeAktualitetVIDEO/‘Ju bëftë mirë’, kryebashkiaku i New York-ut flet shqip! 

VIDEO/‘Ju bëftë mirë’, kryebashkiaku i New York-ut flet shqip! 

Advertismentspot_img

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson (Arian Asllani), ka dhuruar një moment epik që po bën xhiron e rrjetit në episodin më të fundit të serisë së tij të njohur “Fuck, That’s Delicious” (FTD). I ftuar në këtë episod ishte politikani i  Zohran Mamdani, kryebashkiaku i New York-ut.

Atmosfera ka marrë një kthesë mjaft interesante kur Bronson, gjithmonë krenar për rrënjët e tij, ka sfiduar të ftuarin të flasë në gjuhën shqipe. Në fragmentin që po shpërndahet me shpejtësi, Mamdani dëgjohet duke shqiptuar qartë shprehjen tradicionale: “Ju bëftë mirë!”.

I befasuar nga tingulli i gjuhës, Mamdani ka pyetur menjëherë për kuptimin, ndërsa Bronson i ka shpjeguar me krenari se ky është urimi më i rëndësishëm shqiptar që përdoret gjatë vakteve.

Ky episod i “FTD” po cilësohet si një nga më të veçantët, pasi ndërthur në mënyrë perfekte kulinarinë e larmishme të New York-ut me humorin dhe promovimin e kulturës shqiptare në një platformë globale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular