HomeKronikeNën akuzë nga SPAK për trafik droge, vetëdorëzohet në Spanjë djali i...

Nën akuzë nga SPAK për trafik droge, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

Advertismentspot_img

Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, është vetëdorëzuar në Spanjë, raporton gazetarja e RTSH 24, Lusi Përgjegji.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal së bashku me të atin, Erzen Breçani, dhe 9 persona të tjerë.

Sipas SPAK, Erzen Breçani akuzohet për “Pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, ndërsa djali i tij, Eralbi, për “Trafikim narkotikësh” në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim me të atin.

Hetimet e SPAK zbulojnë se ky grup kriminal ka qenë i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, duke shfrytëzuar lidhjet e tyre në Amerikën Latine dhe Evropë për furnizim dhe transport.

Përveç kësaj, ata akuzohen se kanë pastruar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë të të ardhurave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular