Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës
Gjatë intervistës, kandidatët do të paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme.
Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit.
Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore
Lista sipas shërbimeve përkatëse, në garë janë:
1 Shërbimi i Anestezi Reanimacionit Krenar Lilaj
2 Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike Donjeta Bali
3 Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike Diamant Shtiza
4 Shërbimi i Alergologjisë Mehmet Hoxha
5 Shërbimi i Dermatologjisë Monika Fida
6 Shërbimi i Toksikologjisë Klinike Irena Marko / Gentian Vyshka
7 Shërbimi i Neurologjisë Ilirjana Zekaj
8 Shërbimi i Onkologjisë Helidon Nina
9 Shërbimi i Reumatologjisë Artur Zoto







