Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin italian, ku një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në stacionin Arcipressi të linjës T1. Viktima, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, jetonte në Viterbo dhe sapo ishte liruar nga burgu në Sollicciano.
Mediat italiane raportojnë se vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Megjithatë, ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale mbërritën menjëherë në vendngjarje për hetime. Për shkak të ngjarjes, linja e tramvajit u mbyll për disa orë, ndërsa po mblidhen dëshmi, prova dhe pamje filmike për zbardhjen e plotë të rastit.
Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar një raport të plotë mbi shkakun e vdekjes.







