HomePolitikeVIDEO/Super-investimi në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, Balla krah Rakip Sulit...

VIDEO/Super-investimi në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, Balla krah Rakip Sulit fton ish-kancelaren gjermane ta vizitojë

Advertismentspot_img

 Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli kanë vizituar sot ambientet e shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, duke u njohur nga afër me kushtet dhe investimet e realizuara në këtë institucion arsimor.

Shkolla, e cila mban emrin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, përfaqëson një simbol mirënjohjeje për kontributin e saj në mbështetje të Shqipërisë dhe rajonit gjatë viteve të drejtimit të saj.

Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, Balla

Me këtë rast, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balla përcolli një ftesë të veçantë dhe mjaft domethënëse për Merkel, duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë dhe shkollën që mban emrin e saj.

“Një përshëndetje dhe një ftesë për një mike të veçantë të Shqipërisë: Kancelaren historike gjermane, Angela Merkel”, u shpreh Balla.

Shkolla “Angela Merkel” në Kamëz hapi dyert ne shtator për të pritur 1300 nxënës të cilët nisën rrugën e tyre drejt dijes me kushte dhe standarde europiane.

Shkolla, e ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, ofron kushte bashkëkohore për mësimdhënie, përfshirë klasa moderne, bibliotekë, palestër, ambiente të gjelbra si dhe një strukturë arkitekturore të hapur që nxit bashkëpunimin dhe kreativitetin mes nxënësve.
Investimi prej 14.5 milionë eurosh është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 dhe është financuar nga qeveria federale gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim. Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar tre shkolla të reja në vend.
Shkolla “Angela Merkel” përfaqëson gjithashtu një model të ndërtimit të qëndrueshëm. Ajo është pajisur me panele diellore dhe përmban një planifikim të avancuar që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë, duke dhënë një shembull konkret për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

“Gjermania, me ndihmën e bashkëpunimit të saj për zhvillim dhe të Bankës Gjermane për Zhvillim, ka qenë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë të rindërtimit. Kjo shkollë ju përket juve, një investim në të ardhmen tuaj, në arsimimin tuaj, ëndrrat tuaja dhe aftësinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë në zemër të Evropës.”

Përfaqësuesi gjerman ritheksoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në proceset e saj të reformave, zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, Balla

Kjo ftesë vjen jo vetëm si një gjest simbolik respekti, por edhe si një dëshmi e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të ndërtuara ndër vite mbi bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular