HomeSportVIDEO/Shihni pamjet e turpshme në fundin kaotik të ndeshjes së Kategorisë së...

VIDEO/Shihni pamjet e turpshme në fundin kaotik të ndeshjes së Kategorisë së Parë: Provokim me duar në mbathje i sulmuesit pas golit dhe goditje me sende në kokë e trajnerit

Advertismentspot_img

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Luftëtarit dhe Besës është mbyllur në mënyrë dramatike me fitoren 3-2 të kavajasve pas një goli në minutën e 90, por edhe me shumë tension.

magani Besa
https://smarttag.rubiconproject.com/a/28247/623753/4045367-1.html?&cb=0.12554831919630727&tk_st=1&rp_s=c&p_pos=btf&p_screen_res=1920×1200&ad_slot=623753_1&rp_secure=1

Shkak është bërë fakti se sulmuesi Çinendu i Besës, menjëherë pasi çoi topin në rrjetë, shkoi para pankinës së Luftëtarit dhe pastaj iu drejtua tribunës ku ishin mbështetësit gjirokastritë, duke i provokuar me një gjest të pahijshëm duke futur duart në mbathje. Një gjest të cilin ai e përsëriti disa herë, edhe pse shokët po mundoheshin ta ndalnin.

Kjo bëri që lojtarët vendas t’i kundërviheshin ndërsa filluan edhe gjuajtjet me sende nga tribuna kryesore.

Një prej tyre goditi në kokë trajnerin Magani, i cili po mundohej të qetësonte situatën, duke tensionuar edhe këtë të fundit.

Ai i bëri thirrje personit në tribunë që të ulej poshtë për përballje, në disa momente kaosi të cilat u mbyllën me kartonin e kuq të Çinendu dhe me Maganin të mbrojtur poshtë tunelit të dhomave të zhveshjeve nga gjuajtje të tjera me sende ndërsa ndeshja vazhdoi pas thuajse 5 minuta ndërprerje.

SHIH VIDEON

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular