HomeAktualitetMesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare u drejtohen qytetarëve! Policia ngre...

Mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare u drejtohen qytetarëve! Policia ngre alarmin: Ja si të ruani të dhënat tuaja

Advertismentspot_img

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, në një njoftim për mediat këtë të hënë, 6 prill, informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

-përvetësimi i të dhënave personale;

-vjedhja e të dhënave bankare;

-aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes:

Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik⁠

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular