Sonte do të luhen dy ndeshjet e tjera, të vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.
Spikat dueli spanjoll, ku Barcelona pret Atletico Madridin. Katalanasit fituan duelin në kampionat pak ditë më parë dhe synojnë një tjetër sukses, këtë herë në Champions.
Spektakli është i garantuar në duelin tjetër, atë mes PSG-së dhe Liverpool.
Francezët vijnë pas katër fitoreve radhazi dhe synojnë të pestën. Ndryshe është situata tek anglezët, që në pesë ndeshjet e fundit, numërojnë vetëm një fitore.
Barcelona-Atletico Madrid dhe PSG-Liverpool, do të luhen mbrëmjen e të mërkurës, në orën 21:00.







