HomePolitikeRama: Skemë e re për pensione më të larta, pasuron sistemin aktual....

Rama: Skemë e re për pensione më të larta, pasuron sistemin aktual. Ja si do të realizohet

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria po punon për një skemë të re për pensionet, e cila synon të plotësojë dhe jo të zëvendësojë sistemin aktual, duke u dhënë qytetarëve më shumë mundësi për të kursyer për të ardhmen.

Sipas Ramës, skema parashikon që çdo punonjës të mund të vendosë një përqindje nga paga e tij në një fond të veçantë pensioni, ndërsa shteti do ta shoqërojë këtë kontribut me të njëjtën shumë.

Kryeministri theksoi se kjo nismë do të ndihmojë në krijimin e një fondi më të qëndrueshëm pensionesh dhe do të forcojë lidhjen afatgjatë mes punonjësit dhe sistemit.

“Jemi duke përgatitur një skemë të re për pensionet që nuk do zëvendësojë por do pasurojë skemën aktuale duke i dhënë mundësi të gjithë punonjësve që duan të kursejnë më shumë për pensionin të vendosin në një fond të veçantë çfarëdolloj përqindje nga paga të cilën shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Nëse dikush do të nxjerrë nga paga 1 euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vete të pensionit që pastaj t’i shtohet pensionit përfundimtar që do marrin , shteti do të shtojë gjithashtu 1 euro dhe kështu do të bëhen dy euro dhe natyrisht kjo do të jetë e kombinuar, shteti për punonjësit e shtetit dhe privati për punonjësit e vet. Kjo do të bëj që fondi për pensionet të marri formë dhe garanton lidhjen mes privatit dhe punonjësit në një afat të gjatë”, tha Rama.

Deklaratat Rama i bëri nga Durrësi, gjatë një vizite në një kompleks industrial ku operojnë kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial. Ai vlerësoi investimet në teknologji dhe në aftësi profesionale, duke theksuar se ato përkthehen në paga më të larta dhe vende pune cilësore.

Sipas tij, biznese të tilla tregojnë qartë drejtimin e ekonomisë shqiptare drejt më shumë vlere të shtuar, specializimi dhe mundësish për punonjësit.

“Shpesh shtrohet pyetja pse nuk ka ndërmarrje apo fabrika, ndërkohë që numri i tyre në vend po rritet dhe ato po zhvillohen me teknologji të avancuar. Këto janë mundësi shumë të mira për të rinjtë që dalin nga shkollat profesionale për t’u punësuar,” tha Rama.

Ai nënvizoi nevojën për një lidhje më të fortë mes arsimit profesional dhe industrisë, duke theksuar se kompanitë duhet të përfshihen më shumë në mbështetjen e studentëve dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës.

“Duhet të bëjmë më shumë që shkollat profesionale t’i afrojmë me industritë dhe kompanive ju intereson që të pikasin nxënësit që ju pëlqejnë dhe të bëhen pjesë e financimit të studimit të tyre dhe rrisin ata që do bëhen pjesë besnike e kompanisë. Kjo nuk është një eksperiencë shqiptare, por një model i njohur në vendet e Evropës. Duhet të punojmë më ngushtë me kompanitë që të hapim dyert e tyre dhe të shkollës që të ketë më shumë ndërveprim mes tyre”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular