HomeAktualitetKthimi i Artemis II në Tokë është faza më e rrezikshme e...

Kthimi i Artemis II në Tokë është faza më e rrezikshme e misionit, ja si do të bëhet

Advertismentspot_img

Në agim të së shtunës, rreth orës 03. 07 minuta, më 11 prill, pjesa e ekuipazhit të Orion, anijes kozmike e misionit Artemis II, pritet të rikthehet në Tokë pas udhëtimit më të largët njerëzor drejt Hënës në historinë e eksplorimit hapësinor.

Ky moment konsiderohet më i ndjeshmi dhe më i rrezikshmi i misionit, pasi kapsula do të përballet me fërkimin e atmosferës në rreth 40,000 km/orë dhe nxehtësinë ekstreme prej 2,760 gradë Celsius.

Mburoja e nxehtësisë e Orion-it, e përbërë nga shtresa të trasha fibër-silici dhe rrëshira epoksi, është projektuar të shpërndajë këtë nxehtësi dhe të mbrojë jetën e katër astronautëve, të cilët shkuan më larg se çdo mision i mëparshëm drejt Hënës. Trajektorja dhe sistemi i parashutave janë optimizuar për të garantuar uljen e sigurt në Oqeanin Paqësor, pranë bregdetit të San Diegos, Kaliforni.

NASA ka kryer simulime dhe përmirësime të mburojës termike Avcoat pas vështirësive të hasura në testet e vitit 2022, duke rritur sigurinë e ekuipazhit, megjithëse ajo nuk është provuar kurrë në kushtet ekstreme të kthimit real. Zhytës të trajnuar të Marinës amerikane do të jenë në vendin e uljes për të transportuar astronautët në anijen amfibe John P. Murtha, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe periudhës së karantinës.

Ky mision historik nuk është thjesht një arritje teknologjike, ai shënon një moment të jashtëzakonshëm për njerëzimin, duke treguar kurajon, aftësitë dhe vendosmërinë e njerëzve për të eksploruar hapësirën dhe për të kuptuar më shumë për universin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular