Ndarja e parakohshme nga jeta e Igli Gjoca, 33 vjeç, ka tronditur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin në Sarandë dhe Delvinë.
Një i ri plot jetë dhe ëndrra, Igli do të kujtohet gjithmonë me dashuri nga ata që e njohën.
Personi në foto është i ndjeri Igli Gjoça, nga Stjari i Delvinës, i cili ishte pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit, ku edhe dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike.
Sipas të afërmve, shkak i vdekjes ka qenë kontakti me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.
Por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit në Sarandë dhe ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk mundi të shpëtohej. Humbja e tij është edhe më e dhimbshme për faktin se ai ishte në pritje të bëhej baba, një ëndërr që fatkeqësisht nuk arriti ta jetojë.

Sipas të afërmve të tij shkak i vdekjes mësohet se ka qenë një kontakt me energjinë elwktrike. Ngjarja është nën hetim ndërkohë që i riu punonte në një servis makinash.
Prekës ka qenë edhe mesazhi që ndau xhaxhai i tij në rrjetet sociale, pasi edhe i ati i Igli Gjocës ishte ndarë nga jeta pak kohë më parë./MAPO.al/









