Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me një pasaportë shqiptare. Ky vendim është miratuar përmes një dekreti nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të botuar në Fletoren Zyrtare.
Deri tani nuk janë bërë publike informacione shtesë lidhur me arsyet apo procedurat që çuan në dhënien e shtetësisë. Sipas dekretit, pasaporta shqiptare i është dhënë Adamsit me kërkesën e tij.
Ai kishte zhvilluar më herët një vizitë në Shqipëri, në tetor të vitit 2025. Gjatë periudhës kur shërbente si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, Adams ka shprehur shpesh vlerësim dhe simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët.








