HomeAktualitetZbulohen emrat e të arrestuarve në 3 call-centera në Tiranë. Mijëra viktima...

Zbulohen emrat e të arrestuarve në 3 call-centera në Tiranë. Mijëra viktima në Evropë dhe miliona € të sekuestruara. Ja masat që dha gjykata

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor ku janë goditur disa call center-a të dyshuar për aktivitet të paligjshëm në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Gjatë ndërhyrjes janë arrestuar disa persona, ndërsa më shumë se 80 operatorë të gjetur brenda ambienteve të zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Gjatë kontrollit të ambienteve, agjentët e policisë kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal.

Në total, operacioni ka goditur tre call center-a, por hetimet kanë çuar edhe në identifikimin e disa bazave të tjera të ngjashme, të cilat janë aktualisht nën verifikim nga organet ligjzbatuese.

Mes personave të arrestuar janë Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, të cilët dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

Hetimet paraprake tregojnë se nga ky aktivitet janë mashtruar mijëra qytetarë europianë, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet të jetë mbi 50 milionë euro.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasit Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekollo, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj.

Ndërkohë, për Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Arrest në burg

Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular