Ish-kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams, është banori më i ri i kryeqytetit. Pas marrjes së shtetësisë shqiptare, ai është regjistruar sot si banor i Njësisë nr. 2 në Tiranë, ndërsa ka nisur të aplikojë edhe për pasaportë.
Vetë Adams ka deklaruar se marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të New York-ut dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
Në fund të mandatit të tij si kryebashkiak i New York-ut, në tetor, Adams vizitoi Shqipërinë dhe u prit në një takim edhe nga kryeministri Rama.







