HomeKryesoreLigji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian...

Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon transparencë dhe konkurrencë për dhënien e koncesioneve

Advertismentspot_img

Zyra e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike”, të miratuara nga Kuvendi.

Delegacioni i BE thekson se këto ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër, duke theksuar se legjislacioni BE-së, kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu, në reagim theksohet se teksti i ri përfshin elementë të ngjashëm me ato të ligjit për Investitorët Strategjikë, një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë në kuadër të angazhimeve të saj në procesin e integrimit.

“Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27.

Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë, per News24!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular